INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis protesta/ 'Rama Ik', qielli mbushet përsëri me mesazhe, ''yjet'' e Europës risia e re e  opozitës

Nis protesta/ 'Rama Ik', qielli mbushet përsëri me mesazhe, ''yjet'' e Europës risia e re e opozitës

Publikuar më: 19:07 02-06-2019

Vetëm disa minuta kanë mbetur nga fillimi i protestës dhe opozita ka filluar të mblidhet para Kryeministrisë.

E njëjta strategji duket se do të ndiqet edhe në protestën e 7-të kombëtare të opozitës, ku përsëri qielli është mbuhsur me tullumbacat, në të cilat shkruhet slogani “Rama Ik”.

Përtej kësaj ajo që shihet edhe për herë të parë në këtë protestë është skenografia ku qendra e mitingut është e rrethuar me “yjet” e Europës. Kjo simbolikë edhe njëherë mbart mesazhin e rëndësishëm që kryesia e PD-së ka zgjedhur si slogan të sajin: “Shqipëria si Europa”.

Opozita gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka pranuar të ulet në dialog me qeverinë e kryeministrit Rama, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të ekzekutivit pasi sipas tyre vetëm në këtë mënyrë mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Protesta from IN TV ALBANIA on Vimeo.

Proteste-2-qershor-7.jpeg

tollumbace-sakte.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387