INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MINUTË PAS MINUTË/ Mbyllet protesta e opozitës, Basha- Ramës: Largohu dhe lëre popullin të vendosë me votë të lirë [FOTO]

MINUTË PAS MINUTË/ Mbyllet protesta e opozitës, Basha- Ramës: Largohu dhe lëre popullin të vendosë me votë të lirë [FOTO]

Publikuar më: 19:26 02-06-2019

Ka nisur protesta e 7-të kombëtare e opozitës para Kryeministrisë. Ndryshe nga hera e kaluar që kishte balona, në këtë protestë ka tullumbace me shkrimin “Rama Ik”. Ndërsa të rinjtë kanë formuar një rreth me yje para oborrit përmes të cilit duan të përcjellin mesazhin se edhe vendet e Bashkimit Europian janë kundër qeverisë Rama.

Në protestën e sotme do të mungojë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila ndodhet jashtë vendit, por sigurisht nuk kanë munguar banorët e Unazës se Re dhe bie në sy pjesëmarrja e ish-presidentit Nishani. Mësohet se fjalimi i vetëm politik do të mbahet nga kryedemokrati Basha.

-22:30- Reagon ambasada e SHBA-ve: Dënojmë dhunën që ndodhi gjatë protestës, përdorimi i mjeteve piroteknike është i papranueshëm

-22:10: Basha mbyll protestën dhe i bën thirrje Ramës: Largohu dhe lëre popullin të vendosë me votë të lirë

LULI7-649x365.jpg

-21:55- Basha dhe protestuesit nisen drejt selisë së PD-së

-21:50:  Ambasada e Britanisë reagon për protestën: S’ka vend për dhunë!

Mbretëria e Bashkuar mbështet protestat paqësore.

Nuk ka vend për dhunë ose mjete shpërthyese në protesta paqësore. Liderët kanë përgjegjësi të ruajnë sigurinë dhe policia ka përgjegjësi të përgjigjet në mënyrë propozcionale për të ruajtur rendin publik.

Për të mirën e çdo kujt duhet të jetë prioritet një protestë paqësore dhe e sigurt”.

-21:45: Shkon në 7 numri i policëve të plagosur, reagimi i ministrit Lleshaj

lleshi.png

 

-21:30: Përfaqësuesi i policisë i bën thirrje Gazmend Bardhit të tërheqë protestuesit me maska 

“Te nderuar qytetarë, ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë. Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla, tymuese dhe sende te forts në drejtim të punonjësve të Policisë. Hedhja e kapsollave, sendeve te forta dhe lëndëve piroteknike po rrezikon jetën e punonjësve të Policisë.
Të nderuar organizatorë të tubimit: I nderuar zoti Lulzim Basha dhe z. Gazmend Bardhi. Merrni masa të menjëhershme që protestuesit te nderpresin veprimet e dhunshme. Po demtoni e rrezikoni jeten e punonjesve te policise.
Si organizatorë të protestës, jeni përgjegjës përballë ligjit për mbarëvajtjen paqësore të tubimit, ndaj menjëherë merrni masa që protestuesit të ndalojnë hedhjen e kapsollave dhe lëndëve piroteknike, sendeve te forta në drejtim të Policisë”, është thirrja e policisë.

-21:25- Tensionohet situata te Parlamenti, Policia hedh gaz lotsjellës

-21:00-Dëmtohet një protestues si pasojë e mjeteve shpërthyese

-20:55- Reagon ministri Lleshaj: I bëj thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmin ndaj forcave të Policisë së Shtetit!

-20:45- Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta bën thirrje për vetëpërmbajtje,  shmangien e incidenteve dhe provokimeve

-20:40- Hidhen gurë, shashka, tymuese, kapsolla e mjete të forta drejt Parlamentit

sht.jpg

 

-20:25- Një efektiv policie dërgohet me urgjencë në spital

-20:25- Protestuesit sulmojnë policinë, Basha u bën thirrje të ndalojnë: Mos e prekni policinë, ora e largimit të Ramës ka ardhur

-20:10- Basha respekton besimtarët myslimanë, nje minutë heshtje pas thirrjes së ezanit

-20:05- Policia bën thirrje për shmangien e dhunës dhe largimin e personave me maska 

-20:00- Protestuesit hedhin tymuese dhe shashka drejt kryeministrisë

-19:56 -Kryetari i PD-së, Basha po mban fjalimin e tij përpara mijërave protestuesve

''Ky bashkim popullor është bashkimi i shqiptarëve të vjedhur dhe të dhunuar, të nëpëkëmbur, mashtruar dhe tradhëtuar nga një bandë kriminale që kurresesi nuk mund të jetë qeveria e Shqipërisë. Rama është hajduti i bukës së vogëlushëve tanë. Ta dëgjojë e gjithë bota: Rama ik!" 

-19:45-Protestuesit hedhin bojë në murin e kryeministrisë

-19:40 -Basha dhe Berisha mbërrijnë në protestë

 

Lulzim Basha i bashkohet protestës from IN TV ALBANIA on Vimeo.

-19:35- Petrit Vasili: Fuqia e qytetarëve rrëzon edhe 20 si Edi Rama

-19:30- Basha niset për te kryeministria 

-19:15- Edhe ish-presidenti Nishani në protestë

niash.jpg

 

-19:05-Të rinjtë e FRPD-së, barrierë kundër dhunës

ik.jpg

 

-19:00- Edhe artistët në protestë me thirrjen "Mbro teatrin"

-18:45 Banorët e Astirit marshim simbolik drejt protestës së opozitës

-18:35 PD: Në shesh do të jenë rreth 65 mijë qytetarë

-18:45: 1700 forca policie do të jenë të angazhuara nëprotestë

Article Logic
Execution time: 0.0037069320678711