INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama i pret fondet, Lindita Nikolla mesazh Akademisë së Shkencave

Rama i pret fondet, Lindita Nikolla mesazh Akademisë së Shkencave

Publikuar më: 15:36 05-09-2017

Pas zgjedhjes së kupolës drejtuese të Akademisë së Shkencave një ditë më parë, Kryeministri Rama lajmëroi ndërprerjen e fondeve nga buxheti i shtetit për këtë institucion. Ndërsa ky qëndrim mori simpatinë apo kundërshtinë e shumë individëve në rrjetet sociale, këtë të marrtë ka reaguar edhe Ministria e rimandatuar për Ministrinë e Arsimit Lindita Nikolla. Nëpërmjet një statusi të gjatë në rrjetin social, Nikolla bën publike për herë të parë dialogun mes qeverisë dhe Akademisë së Shkencave. Por vendimi për të zgjedhur drejtuesit e rinj cilësohet si “derdhje të kupës” nga Akademia e Shkencave për Lindita Nikollën.
Lindita Nikolla:
“Kush e komenton mbrapsht politikisht, mediatikisht apo inatçorisht deklaratën e djeshme të Kryeministrit mbi Akademinë e Shkencave, si një reagim momental, është në rastin më të mirë i painformuar.
Kryeministri është angazhuar prej kohësh në një dialog me anëtarët e Akademisë së Shkencave. Në takimin e realizuar në kryeministri, në maj 2016, me akademikët dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit e Sportit, ai ka nënvizuar domosdoshmërinë e reformimit të institucionit dhe ka kërkuar përulësisht kontribute me shkrim nga vetë akademikët.
Po ashtu, ai ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit angazhim të plotë në këtë dialog, ku fatkeqësisht pritëm gjatë për një kontribut konkret dhe të vlefshëm nga ana e Akademisë së Shkencave, por që nuk erdhi kurrë.
Sidoqoftë, ne kemi vijuar punën tonë ne tri drejtime:
a. Shkrimin e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit të Kërkimit Shkencor, Tekonologjisë dhe të Inovacionit, për vitet 2017-2022;
b. Përgatitjen e Dokumentit Politik për Reformimin Institucional të Kërkimit Shkencor;
c. Përgatitjen e Draft-Ligjit të ri per Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin.
Produktet e punës, në të tri këto drejtime, flasin vetë dhe, me fillimin e punës së qeverisë së re, do të dalë në pah edhe pseja e deklaratës së djeshme të kryeministrit, të cilën e mbështes plotësisht, si të gjithë ata që e kanë ndjekur nga brenda ecurinë e këtij procesi. Të njëjtën bindje me kryeministrin ndajnë edhe persona të tjerë, publikisht të rreshtuar më shumë se sa një herë kundër qeverisë.
Zgjedhjet e djeshme në Akademi ishin pika e fundit që derdhi kupën e mbushur në vite, sepse dëshmuan mungesën më shembullore të çdo sensi reflektimi mbi kalbëzimin tanimë pa kthim të atij institucioni. Prandaj, edhe financimi publik i Akademisë së Shkencave në këto kushte do të ishte thjesht bashkëfajësia në heshtje përballë një fakti kokëfortë: Akademia e Shkencave ka humbur çdo arsye dhe funksion të ekzistencës së saj”.

Article Logic
Execution time: 0.0036258697509766