INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Digjen pas kontaktit me energjinë, nisën drejt Tiranës 2 punonjësit e ujësjellësit

Digjen pas kontaktit me energjinë, nisën drejt Tiranës 2 punonjësit e ujësjellësit

Publikuar më: 15:25 05-09-2017

Kontakti me energjinë elektrike për pak do ju kishte marrë jetën dy punonjësve të ujësjellësit në qytetin e Pogradecit. Sipas të dhënave të uniformave blu të dy punonjësit kanë rënë në ko9ntakt me energjinë elektrike teksa po kryenin punime në fshatin Tushimisht. Nga kontakti me energjinë elektrike, dy shtetasit I.K 58 vjeç banues në Pogradec dhe D.K rreth 38 vjeç, banues në fshatin Memelisht, kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit. Ata janë transportuar menjëherë në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se Spitali i Pogradecit i ka përcjellë drejt kryeqytetit për një mjekim më të specializuar. Sipas të dhënave dy të plagosurit fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Article Logic
Execution time: 0.0035598278045654