INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama dhe Veliaj “pagëzojnë” nisjen e punimeve në Sheshin Skënderbej [FOTO][VIDEO]

Publikuar më: 11:47 27-01-2017

Kryeminisitri Rama dhe Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj kanë “pagëzuar” nisjen e punimeve në Sheshin Skënderbej duke vendosur dhe pllakat e para me gurë nga Tropoja dhe Vlora.
Ata thanë se meqë ky shesh njihet nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen ai do të këtë një përbërje me elementë dhe bimësi nga gjitha trojet shqiptare. Gjatë fjalës së tyre respektivisht Rama dhe Veliaj i kanë kërkuar dhe një mandat të dytë shqiptarëve me argumentin se këto punime cilësore vijnë si rezultat i Rilindjes urbane dhe punës së bashkisë së drejtuar nga të majtët. Veliaj kërkoi vota për Ramën ne 18 qershor, ndërsa Rama vlerësoi kryebashkiakun me një shprehje pikante: Të lumtë e mos të humbtë!

Rama përmes batutave mbajti dhe një qëndrim për kohën kur bashkia drejtohej nga Lulzim Basha.
“Po zëvendësojmë këtë pampers në sytë e Tiranës. Sheshi Skëndërbej do jetë një qilim unikal me gurë nga të gjithë trojet shqiptare, të Malishevës, Mirditës, Tropojë, Manastirit, në një mozaik fantastik që e bën këtë shesh për të cilin do të flasë bota”, tha Rama.
Sheshi do të ketë rreth 50% pllaka dhe pjesën tjetër bimësi e janë llogaritur rreth 5 mijë bimë të ndryshme që do të ndikojnë natyrisht dhe në pastrimin e ajrit në qëndrë të kryeqytetit, e cila deri tani rezulton një ndër pikat më të ndotura në Tiranë dhe disa herë mbi normat e caktuara nga BE.

r_vel.jpg

she.jpg

trrr.jpg

Për më tepër ndiqni kronikë e In News...

Article Logic
Execution time: 0.0041909217834473