INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Çfarë i thash Lulzim Bashës për flokët

Rama: Çfarë i thash Lulzim Bashës për flokët

Publikuar më: 13:06 12-06-2017

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje të gjithë akuzave për projektet e qeverisë së tij për rilindjen urbane. Palma dhe fasada janë dy prej akuzave më të mëdha të opozitës ndaj qeverisë, për të cilët Edi Rama ka këtë përgjigje.
Edi Rama:
“Njerëzit që bashkëjetojnë në një komunitet kanë më shumë se për çdo gjë nevojë që të kenë hapësirën e tyre të përbashkët publike. E kanë vizatuar si një histori sipërfaqeje, si një histori si e quajnë ata fasada, se unë fjalën fasadë nuk e konsideroj negative. Ia thashë dhe Lulit kur e takova: Po të ishte fasada e parëndësishme ti nuk ke pse i kreh flokët kur del, dil i pakrehur, i paveshur, i palarë se ti po ky je, nuk ka problem. Pse nuk e bën? Dhe kështu është për të gjitha. Parafytyroni për një moment sikur të gjitha gratë të mos kriheshin më, të mos visheshin më, të mos kujdeseshin më, të gjithë burrat të mos qetheshin më, mos rruheshin më. Fasada, pse duhet të merren me fasada. Të gjithë të dilnin dhe të merreshin me barkun që duhet mbushur dhe shqisat që duhet vënë në gjumë, çfarë do të ishte sot qytetërimi! E njëjta gjë vlen dhe për mjedisin dhe hapësirat urbane”.
Përurohet rikonstruksioni i urës së Bunës
Këto deklarata kryeministri Rama i lëshoi në Shkodër, gjatë përurimit të rikonstruksionin e urës së Bunës, ndërsa ka ironizuar kryebashkiaken e PD në kryeqendrën e veriut.
Edi Rama:
“Dua tu them të gjithë shkodranëve se pavarësisht se na kanë vënë në pozitë të vështirë duke na bërë të pamundur që të gjejmë përkthyes për të bashkëpunuar me kryetaren e bashkisë dhe bashkinë, ne do të bëjmë për Shkodrën çdo muaj dhe çdo vit më shumë”.

Article Logic
Execution time: 0.0041098594665527