INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama-Bashës: Noc Rrokun do marrësh o Lul

Rama-Bashës: Noc Rrokun do marrësh o Lul

Publikuar më: 12:26 02-04-2019

Kryeministri Edi Rama sulmoi kryetarin e PD nga Librazhdi. Në një takim me qytetarët ai tha se nuk do të ulet me Bashën për të negociuar mandatin. “Bridhnin në gjithë zonat e shqipërisë në të gjithë zonat e vendit për të kërcënuar vendin. Ata zgjodhën të bëjnë diçka që askush nuk e ka bërë. Ka vetëm një parti që ka bërë atë që kanë bërë ata. Ashtu do shkrihen dhe ata se zgjodhën të tradhëtojnë popullin e tyre. Noc Rrokun do marrësh o Lul. Se kush do marrë Nocin dhe kush do marrë Rrokun ndaje me Monikën. 30 vjet kjo histori duhet të marrë fund. Sepse e provum dy vjet para sot Lulin e kisha poshtë penxheres, më këndonte himnin poshtë penxheres. Më vinte me çadër. Dhe kur nuk e mori gjysmën tjetër filloi prap nga e para. Nuk ka më gjysma gjysma dhe asnjë lloj zgjedhje për të negociauar mandatin që na keni dhënë ju. Por na keni dhënë mandatin për të mbështetur fermërët dhe të krijojmë kushte më të mira për ata që vijnë pas nesh. Nuk na keni dhënë mandatin që të shohim filxhan me Monën. Thotë Mona e pashë Lul, edhe pak po vjen. Pashë një E që po shkon poshtë, një l që po ngrihet dhe T këmbë përpjetë”, u shpreh Rama.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030090808868408