INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama-Basha kokë më kokë pas tryezës së partive politike

Rama-Basha kokë më kokë pas tryezës së partive politike

Publikuar më: 22:12 17-05-2017

Dalin nga takimi aleatët e partive më të mëdha në vend. Po brenda kokë me kokë kanë mbetur vetëm Rama dhe Basha dhe këtë e ka konfirmuar përfaqesuesja e LIBRA, Mimoza Hafizi.

“Ne si Libra kemi pozicionin për standarde zgjedhore. Ne rolin tonë e kthyer, dhe unë u largova. Rama dhe Basha janë në takim kokë me kokë. Ne synojmë tek standardet zgjedhore. Standardet zgjedhore nuk rregullohen me emra ministrat por me administrimin e zgjedhjeve. Ka pasur diskutime për datën e zgjedhjeve, por them se ne pranojmë çdo datë vetëm që të bëhen sipas ligjit. U diskutua paketa “McAllistër+’”, tha Hafizi, e cila sot përfaqësoi LIBRA-n, pas mungesës së Ben Blushit.

Pas takimit foli Aleati I PD Mediu. Ai tha se deri tani nuk ka ende asnjë marrëveshje të arritur mes Ramës dhe Bashës.

Fjala e Mediu për median:

"Dua të falënderoj përfaqësuesit e partive. Qartësisht në tryezë kemi pozicione të përafërte por dhe të ndryshme. Opozita ka miratuar paketën e propozuar nga Yee dhe Lu. Kemi theksuar që nuk kemi debat nga asnjë çështje,. Kemi parë një vullnet të mirë nga të gjitha partitë me përjashtim të Ramës. Që nesër të mblidhet parlamenti të votohet vettingu dhe të implementojmë këtë paketë. Ky është qëllimi ynë.

Ne nuk po dalim jashtë paketës. Paketa e propozuar do miratohet nga opozita siç është. E kemi dhënë përgjigjem me shkrim.

Zoti Rama le të flasë vetë për atë çfarë pretendon. Unë dua ta vlerësoj angazhimin e LSI-së, PDIU-së dhe LIBRA që pranuan këtë paketë si zgjidhje. Shpresoj dhe besoj se ka kohë dhe vullnet për të pasur një zgjedhje përfundimtare. Kjo nuk është Shqipëria e një njeriu dhe e një partie por e të gjithë qytetarëve shqiptarë."

Article Logic
Execution time: 0.004033088684082