INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI: SHBA e BE kanë vendosur një datë zgjedhjesh ajo është 16 korriku

LSI: SHBA e BE kanë vendosur një datë zgjedhjesh ajo është 16 korriku

Publikuar më: 23:04 17-05-2017

Pika e vetme që ndan PD e PS për arritjen e marrëveshjes është pikërisht data e zgjedhjeve. Por LSI ka një përgjigje për të dy krerët politikë nëpërmjet paketës McAllistër plus. Menjëherë pasi doli nga tryeza e dialogut të partive politike kreu i LSI, Petrit Vasili dha këtë deklaratë.

Petrit Vasili:

"Paketa McAllister ka një datë zgjedhjesh që është data 16 korrik. Është një datë normale dhe jo e jashtëzakonshme. Bëhet fjalë për një datë për jo më shumë se 4 javë nga data e fiksuar. Është një limit i arsyeshëm në kohë në raport me detyrimet për ngritjen e Parlamentit të ri. Është një datë që krijon moment optimal për të darovitur të gjitha mosbesimet dhe pasiguritë e opozitës, por është edhe një pikë e vendosur në mënyrë të paanshme nga paketa McAllister".

Vasili kërkoi miratimin sa më shpejt të paketës McAllistër plus, e kjo në shërbim tv stabilitetit të vendit.

Petrit Vasili:

“Ishte një nismë e dobishme, dhe u njohëm në mënyrë të detajuar me produktin e negociatave PD-PS dhe me paketa e mirënjohur McAllister. Kjo ishte baza themelore e diskutimit.

LSI është e palëkundur në atë që paketa duhet të zbatohet pikë për pikë, ishte një paketë që duhej pranuar që kur u bë publike, ajo është një bazë shumë e mirë, i jep përgjigje krizës, krijon besim për zgjidhje të lira dhe të ndershme.

Problemi do të nënvizoja është vlerësimi i momentit dhe i kohës, çdo minutë e humbur është në dëm të vendit në dëm të stabilitetit. Jo vetëm paketa por e gjithë sjellja politike duhet parë në këtë përgjegjshmëri.”

Article Logic
Execution time: 0.0037012100219727