INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama sherr me komentuesit. Teatër dhe show për punësimin e qytetarëve, kryeministri sulet keq [FOTO]

Rama sherr me komentuesit. Teatër dhe show për punësimin e qytetarëve, kryeministri sulet keq [FOTO]

Publikuar më: 09:59 23-04-2018

Përplasjet me Kryeministrit dhe komentuesve në rrjetin social facebook nuk mungojnë. Edhe këtë të hënë ëhstë shënuar një tjetër përplasje mes shefit të qeverisë dhe ndjekësve të tij në facebook, menjëherë pasi ka publikuar një video ku flet për punësimin e qytetarëve shqiptarë. Komentuesit e kanë cilësuar teatër dhe show gjithçka që po bëhn qeveria cka ka sjellë dhe reagimin e ashpër të Kryeministrit edi rama.
Ndiqni më poshtë një përballje mes Ramës dhe ndjekësve të tij në facebook.
E.A:
“Hahahahahaha ti je bo teatër fare, me kamera te zyra e punës dhe mbas fjalës së kryeministrit , mirë që nuk e puthi punonjësja kur arriti hallexhiu. Dërgo dhe ndonjë hallexhi me kamera të fshehtë të kërkoj punë te zyra Edo. Mirë e bo lale vazhdo punën tate për përmirësimin e Shqipërisë”.
Edi Rama:
“”Lale, zyrat e punës punësuan 1369 individë në muajin mars dhe për këtë muaj janë përsëri brenda objektivit deri tani, kështu që s’ka nevojë për kamera të fshehtë! Sa për këtë rast nuk është aspak teatër, po një rast konkret që promovohet këtu për të përcjellë mesazhin e qartë se kush do punë s’duhet ta presë në shtëpi, as të presë që t’ia japë shteti, po ta kërkojë në sektorin privat! Dhe zyrat e punës ndihmojnë pikërisht për këtë✌️12
F. Ç:
“Ajo që më bëri përshtypje sjellja fallso e asaj të zyrës së punës dhe shoqërimi nga inspektori i punës pse nuk e bëjnë dhe me të tjerët dhe duhesh kryeministri ti gjente punë.....mgjth suksese atij elektricistit”.
Edi Rama:
“Pse nuk e bëjnë me të tjerët?! Po 1369 inidvidë që janë punësuar prej tyre vetëm në muajin mars çfarë tregojnë?! Apo punë e madhe thuaj, rëndësi kanë llafet pa bukë si këto të tuat këtu pa kush po pyet për kuptimin e këtyre shembujve?! Hajde muhabet hajde”.

rama_sherr_me_komentuesit.png

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0031049251556396