INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria kthen ''sytë'' nga rinia! Një fond për të rinjtë, ja si do të përfitojnë...

Qeveria kthen ''sytë'' nga rinia! Një fond për të rinjtë, ja si do të përfitojnë...

Publikuar më: 11:07 18-05-2019

Qeveria shqiptare ka hartuar një projektligj i cili parashikon që t’i japë më shumë vëmendje rinisë në vend, përmes mekanizmave fuqizues si dhe mbështetjes financiare. 

Rreth 500 mijë të rinj në të gjithë vendin, nga mosha 15 deri 29 vjeç do të jenë përfitues të një fondi në total prej 6.2 milionë lekësh për periudhën 2019-2021.

Projektligji synon plotësimin e kuadrit ligjor ekzistues që ndikon tek të rinjtë, si edhe rritjen e pjesëmarrjes të të rinjve në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse.

Nëpërmjet këtij projektligji synohet përcaktimi i rolit dhe i përgjegjësive të institucioneve në fushën e mbrojtjes dhe të fuqizimit të të rinjve, duke propozuar edhe ngritjen e strukturave të reja në nivel bashkie, të dedikuara për adresimin e çështjeve të të rinjve.

Në draft, propozohen veprimtaritë, mënyrat dhe zërat e financimit. Financimi dhe bashkëfinancimi i politikave, programeve, projekteve e veprimtarive rinore propozohet të planifikohet dhe të realizohet nëpërmjet fondit grant të dedikuar për rininë, lidhur me:

a) financimin e ndërtimit apo të rikonstruksionit të objekteve publike dhe infrastrukturës rinore;

b) financimin e projekteve të organizatave rinore e për të rinjtë;

c) bashkëfinancimin për pjesëmarrje në programe ndërkombëtare; gjithashtu, propozohet që fondi i projekteve për zhvillimin dhe financimin e objekteve e të infrastrukturës rinore shpërndahet mbi bazën e projekteve që paraqiten nga subjektet sipas këtij ligji.

Article Logic
Execution time: 0.003964900970459