INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dhanë lëng që paralizon kujtesën dhe i vodhën paratë tregtarit në Peqin, kapet edhe grabitësi 19-vjeçar

I dhanë lëng që paralizon kujtesën dhe i vodhën paratë tregtarit në Peqin, kapet edhe grabitësi 19-vjeçar

Publikuar më: 11:41 18-05-2019

Dhjetë ditë më parë në qytetin e Peqinit ndodhi një grabitje aspak e zakontë në lagjen “Xhami. Një 76-vjeçar u raportua të ishte paralizuar në banesën e tij përmes një lëngu dhe më pas i është vjedhur banesa.

Policia e Elbasanit ka arrestuar dhe autorin e katërt të dyshuar për vjedhjen. Shtetasi që ka rënë në pranga me inicialet S.I 19-vjeç, ishte shpallur në kërkim, ndërsa bashkëpunëtorët e tij, B.H., 30 vjeç,  M.Ll., 27 vjeç dhe  E .Sh., 27 vjeçe kanë rënë në pranga  dy ditë pas grabitjes.

Në këtë grabitje autorët arritën të merrnin nga tregtari, Skënder Zeqiri një shumë të konsiderueshme parash. Sipas bashkëshortes së tregtarit të grabitur, gruaja e arrestuar E.SH  e kishte mashtruar se donte të shkonte në tualet, por më pas sipas saj i kishte marrë një shumë prej  60 mijë euro.

Article Logic
Execution time: 0.0030069351196289