INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria italiane e vendosur kundër emigrantëve, çfarë ndodh në qytezën Riace

Qeveria italiane e vendosur kundër emigrantëve, çfarë ndodh në qytezën Riace

Publikuar më: 15:32 14-10-2018

Të gjithë emigrantët në qytetin jugor Riace, që njihet si vend për mikpritjen e tyre, duhet të transferohen ishte ky vendimi i Ministrisë së Brendshme të Italisë e cila njoftoi se të gjithë emigrantët duhet të lëvizin në qendra të tjera të emigrimit gjatë javës së ardhshme.

Ky vendim vjen pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Riaces, Domenico Lucano, pas akuzave për organizimin e martesave për shkaqe emigrimi.

Kryebashkiaku, i njohur si “Mimmo”, kishte pushtuar ballinat e medieve për programin e tij në mirëseardhjen e emigrantëve në Kalabri, duke iu ofruar shtëpi dhe punë, me shpresën se do të ndikojë në ekonominë e vendit.

Arrestimi i tij nxiti protesta dhe debat kombëtar në lidhje me projektin.

Përpjekjet e ministrit Salvini nga rradhët e "Lega Nord" për të goditur emigracionin në Itali kanë fituar lëvdata dhe kritika, që kur qeveria e re e koalicionit erdhi në pushtet në qershor e cilësuar një qeveri antiestablishment dhe që ka deklaruar se do të jetë e ashpër në masat kundër emigracionit.

Pas vendimit të ministrit për të transferuar emigrantët shumë prej tyre janë shprehur të revoltuar duke nënvizuar se nuk do të largohen nga Riace pasi aty kanë jetën e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036249160766602