INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kontrolle në pikat e tregtimit të karburanteve, gjobiten 602 subjekte me 20 milionë lekë

Kontrolle në pikat e tregtimit të karburanteve, gjobiten 602 subjekte me 20 milionë lekë

Publikuar më: 15:53 14-10-2018

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka intensifikuar kontrollet në pikat e tregtimit të karburanteve, ku një e treta e subjekteve ka rezultuar me shkelje. Kështu në fund të kontrollit të ushtruar janë penalizuar 602 subjekte me rreth 20 milionë lekë. Referuar të dhënave të kësaj strukture, gjatë periudhës 1-11 tetor, janë kontrolluar 1,819 subjekte, nga të cilët 602 janë konstatuar me shkelje të legjislacionit tatimor. Vlera e penaliteteve të vendosura është rreth 19.8 milionë lekë. 8 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë, përkatësisht : 50 subjekte janë konstatuar të paregjistruar në organet tatimore dhe është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së. Po kështu 149 tatimpagues janë konstatuar për herë të parë me shkelje për moslëshimit të kuponit tatimor; 44 tatimpagues nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale, ndërsa 28 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune.  118 subjekte e tjera janë gjobitur pasi u konstatua se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.  Administrata Tatimore thotë se në asnjë rast nuk ka si qëllim kryesor ndëshkimin e tatimpaguesve, por ndërgjegjësimin e tyre për vetëdeklarimet dhe përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.

Article Logic
Execution time: 0.0039129257202148