INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria e Kosovës miraton projketligjin për dialogun me Serbinë

Qeveria e Kosovës miraton projketligjin për dialogun me Serbinë

Publikuar më: 16:29 24-12-2018

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë. Kryeministri Ramush Haradinaj pohoi se presidenti Thaçi do të vazhdojë të udhëheq dialogun. Në mbledhjen e ditës së hënë qeveria përcaktoi një shumë prej 300 mijë eurosh për Ekipin Negociator. Pasi qeveria miratoi projektligjin për dialogun me Serbinë, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të mërkurën në ora 10:00 të mbahet  seanca e jashtëzakonshme. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë kërkuar mbajtjen e seances për të diskutuar për draft marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.

Article Logic
Execution time: 0.0033860206604004