INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeshni me shpirt, buzëqeshja e shtirur ju bën të varur nga...

Qeshni me shpirt, buzëqeshja e shtirur ju bën të varur nga...

Publikuar më: 13:19 27-05-2019

Të qeshësh apo buzëqeshësh me shpirt është shumë e shëndetshme. Ndërsa në rastet kur sforcoheni për arsye të ndryshme mendohuni dy herë, pasi shëndeti juaj do të dëmtohet. Po në disa profesione buzëqeshja është armë që tërheq klientët dhe punonjësve ju kërkohet të “stampojnë” buzëqeshjen. Një studim i ri tregon një buzëqeshja në raste të tilla është e rrezikshme për shëndetin e punonjësve.
Një grup ekspertësh në Universitetin e Buffalo në SHBA studiuan lidhjen e punëve sociale si kamariere, banakiere, punonjës social dhe marëdhënie publike me buzëqeshjen e shtirur.
Presioni që kanë në 8 orë këta persona për emocione të rreme si buzëqeshja e gëzimi bëjnë që, pas punë të kërkojnë më shumë alkool për të larguar stresin e ditës. E dihet që alkooli nëse konsumohet çdo ditë dëmton organet jetike.
Ekspertët e studimit këshillojnë që njerëzit në punë duhet të lejohen të jenë më të vërtetë.

Article Logic
Execution time: 0.0039670467376709