INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avokado, një frut i cili ju ndihmon të zvogëloni peshën

Avokado, një frut i cili ju ndihmon të zvogëloni peshën

Publikuar më: 15:56 26-05-2019

Avokado është një ndër frutat më të preferuar për gjithsecilin nga ju, po ashtu dhe për fëmijët në moshë të vogël e cila i ndihmon të marrin vitaminat A, D, E dhe K, po ashtu dhe ato të grupit B.

Përdorimi i avokados së freskët si zëvendësim për karbohidratet mund të ulë urinë dhe të rrisë kënaqësinë e vaktit te të rriturit mbipeshë, sipas studimit të Qendrës për Kërkimin e Ushqyerjes të Institutit të Teknologjisë në Ilinois, i cili u botua në revistën shkencore ”Nutrients”.

Studiuesit kanë arritur në këto konkluzione pas analizimit të 31 të rriturve me probleme të peshës, të cilëve u është dhënë fruti i freskët si zëvendësim për karbohidratet.
Është vërejtur gjithashtu se ka pasur një zvogëlim të rritjes së insulinës dhe sheqerit në gjak duke zvogëluar më tej rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare dhe duke shtuar fibra të shëndosha dhe yndyra në një dietë të rregullt ditore.

Studimi zbuloi se ushqyerja me avokado shkakton një zvogëlim të ndjeshëm të urisë dhe një rritje në mënyrën se si pjesëmarrësit ndiheshin të kënaqur me ushqimin e tyre.
Për studiuesit amerikanë, ndryshimet e thjeshta në dietë, ashtu si këto, mund të kenë një ndikim të madh në menaxhimin e urisë dhe kontrollin metabolik sidomos në ata që vuajnë nga obeziteti.

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436