INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Putin: Nuk e kam ditur se Merkel ka frikë nga qentë

Putin: Nuk e kam ditur se Merkel ka frikë nga qentë

Publikuar më: 08:26 13-01-2016

Pas vitesh thashethemesh sipas të cilave lideri rus Vladimir Putin e ka prezantuar kancelaren gjermane Angela Merkel me qenin e tij Connie me qëllim për ta frikësuar atë ka folur presidenti Putin.

Putin tha se në atë kohë nuk e ka ditur se kancelarja Merkel i ka frikë qentë. “Nuk kam ditur asgjë për këtë. Ia tregova qenin sepse mendova se do t’i pëlqejë. Më vonë kur e morra vesh i kërkova falje. Merkel është shumë e sinqertë dhe shumë profesionale. Mendoj se kemi mirëkuptim të madh me njëri-tjetrin.” – u shpreh Putin para reporterëve. Incidenti i cili ka zemëruar shumë Gjermaninë kishte ndodhur në rezidencën e presidentit Putin në Sochi në vitin 2007. Thuhet se Putin kur e mori vesh se Merkel i ka fobi qentë e solli labradorin e tij të zi në takim.

“Qeni nuk ju shqetëson apo jo? Është një qen i shoqërueshëm dhe di të sillet.”-kishte thënë Putin në atë kohë. Merkel iu kishte përgjigjur me shaka por fotografitë të cilat u publikuan më pas treguan se Merkel nuk ishte ndier rehat me qenin afër saj ndërsa në fytyrën e Putinit shihet një nënqeshje.

Article Logic
Execution time: 0.0033130645751953