INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pushime për mendjen. Punonjësit e shtetit marrin më shumë se ata në privat[VIDEO]

Publikuar më: 14:17 02-06-2017

Punonjësit e sektorit publik marrin më shumë pushime për mirëqenien e shëndetit të tyre mendor sesa ata që punojnë në sektorin privat. Ky është rezultati i një studimi të kryer në Britani i cili zbuloi se personat që punojnë në sektorin privat flasin me pak për lodhjen e tyre mendore me shefat e tyre. Organizata Bamirësia e Shëndetit Mendor pyeti 12,000 punonjës në Mbretërinë e Bashkuar për shëndetin e tyre mendor. Ajo gjeti se 48%e të punësuarve në sektorin publik morën pushime për mirëqenien e tyre, në krahasim me 32% të atyre që punonin në sektorin privat. Studiuesit thanë se ende ekziston kultura e frikës midis punonjësve. Organizata gjeti se 15% e punonjësve të sektorit publik thanë se shëndeti i tyre mendor ishte i dobët, krahasuar me 9% në sektorin privat. Ndër punonjësit e sektorit publik, 53% thanë se janë ndier të shqetësuar në punë disa herë gjatë muajit të fundit, krahasuar me 43% të homologëve të tyre privatë. Por kërkimi tregoi se punonjësit e sektorit publik kishin më shumë gjasa të flisnin nëse ata vuanin probleme të shëndetit mendor. Nga ata me një problem të shëndetit mendor, 90% e stafit të sektorit publik i shprehen punëdhënësit të tyre, krahasuar me 80% në sektorin privat. Punëtorët e sektorit publik të anketuar thanë se kishin marrë mesatarisht tre ditë leje gjatë vitit të kaluar për një çështje të shëndetit mendor, krahasuar me një mesatare prej një dite ata që ishin në sektorin privat. Sipas Fondacionit të Shëndetit Mendor, 70 milion ditë pune humbasin çdo vit për shkak të shëndetit të dobët mendor.

Article Logic
Execution time: 0.0036361217498779