INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femra kujdes! Nëse keni lëkurë të ndjeshme mos veproni kështu

Femra kujdes! Nëse keni lëkurë të ndjeshme mos veproni kështu

Publikuar më: 15:07 04-06-2017

Sigurisht që të gjitha kujdesemi për lëkurën, pavarësisht llojit të saj, por kur vjen puna tek lëkura e ndjeshme dhe delikate femrat veprojnë kështu:

1. Nuk e prekin fytyrën. Nuk ka të bëjë me ngacmimin e puçrrave që shpërndajnë infeksione dhe shkaktojnë irritim të lëkurës. Flasim për çfarëdo kontakti me fytyrën, femrat me lëkurë të ndjeshme nuk kanë shprehi të tilla që të prekin fytyrën aspak pasiqë shprehitë e tilla i përhapin bakteret në fytyrë.

2. Përdorin mbrojtje SPF. Mbrojtja kundër rrezeve të diellit është një gjë e zakonshme për personat me lëkurë të ndjeshme dhe këtë gjë e bëjnë rutinë ditore.

3. Qërojnë lëkurën çdo javë. Femrat me lëkurë të ndjeshme qërojnë shtresën e lëkurës që përbëhet nga qeliza të vdekura pasiqë ky proces i ndihmon që të kenë lëkurë të butë dhe të rrafshtë.

4. Përgatiten para depilimit. Përdorin krema depiluese që të shmangin irritimin e lëkurës nga brisku, përdorin xhel apo kremë që ushqen lëkurën, përmbajnë vitaminë E dhe vaj ulliri.

5. Përzgjedhin brisk rroje me më shumë thika. Një brisk për rroje me më shumë thika është më praktik dhe nuk e mundon lëkurën pasiqë e kryen punën më shpejtë dhe rrënjësisht.

6. Hidratojnë lëkurën pas dushit. Aplikimi i zbutësit menjëherë pas dushit e bën lëkurën që të ruajë ujin në shtresat e lëkurës. Përzgjedhni zbutës që e mbajnë lëkurën e hidratuar në shtresat e sipërme dhe që përmbajnë glicerinë, acid hilauronik, ure, lanolin, dimetikon dhe petrolatum.

7. Pastaj aplikojnë vajin. Njerëzit janë të obsesionuar me vaj për trup pasiqë ka shumë veçori hidratuese. Në fillim aplikoni losion apo kremë e më pas përmbylleni me vaj.

8. Kanë shprehi të shëndetshme. Dieta dhe gjumi ndikojnë në tajitjen e hormoneve. Kortisoli shkakton ndezjen e lëkurës dhe përkeqësimin e gjendjes së saj, e tret elastinin dhe acidin hilauronik. Keni kujdes me gjumin dhe bëni pushime me meditim gjatë punës apo kur ndjeni shtypje.

Article Logic
Execution time: 0.0038011074066162