INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikuan fotot dhe e akuzuan se ishte i martuar, reagon ish-konkurrenti i Përputhen: Jam lumturisht…

Publikuan fotot dhe e akuzuan se ishte i martuar, reagon ish-konkurrenti i Përputhen: Jam lumturisht…

Publikuar më: 11:35 01-09-2021

Ish-konkurrenti i “Për’puthen +40”, Ilir Lara, ka reaguar për herë të parë pas akuzave të shumta që i bëri Gilberta Simoni. Pasi i dhanë fund lidhjes së tyre, e cila u duk se ishte shumë e bukur dhe do të finalizohej edhe në fejesë, mësuesja nisi të bënte akuza drejt tij në rrjetet sociale. Gilberta postonte në “Instastory” mesazhe që i kishin dërguar të tjerët, ku i thonin se Iliri ishte i martuar dhe se kishte fëmijë. Madje pas këtyre mesazheve, ajo vendosi që të fshinte të gjitha fotot që kishte me të në “Instagram”. 

Mëngjesin e kësaj të mërkure, Iliri ka bërë një postim në “Instastory” ku zbulon se si qëndron e vërteta e tij.

“Ka akoma që, mbas shpifjeve lushnjare, më pyesin: se a është e vërtetë që...?

Dëgjoni o Milet!

Nuk kam qenë asnjëherë dhe nuk jam i martuar!

Nuk kam as grua dhe as fëmijë!

Të tjera dhe legjitime motive më larguan nga ajo e lumthit!

Pra isha dhe jam: lumturisht single”, shkruan Lara në postimin e tij, teksa uron edhe një muaj të mbarë.

-640-0-612f3b863de30.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003054141998291