INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet klipi

Publikohet klipi "This is What You Came For", por Calvin Harris fshihet pas Ririt! [VIDEO]

Publikuar më: 10:23 17-06-2016

Pasojat e ndarjes me Taylor kanë filluar të duken tek Calvin Harris!

Por ndërsa jeta e tij sentimentale sapo ka marrë goditje të mëdha, karriera e Calvin Harris njeh vetëm ngjitje. Ai sapo ka publikuar klipin e këngës së tij më të re, e cila në bashkëpunim me Rihanna ka të gjitha gjasat për t’u bërë një super-hit. E ndërsa kënga nuk ka të sharë, duhet thënë se nga klipi pritej më shumë. Praktikisht i gjithi është konceptuar rreth vajzës së keqe Riri e futur në një kuti gjigande vizuale, e cila megjithse përputhet me ritmet e këngës, jep më pak emocione nga vetë kënga. Por duhet thënë se gjithçka Riri bën, prek apo bekon është fantastike. Ndërsa Calvin, pavarësisht fytyrës së tij të lumtur para kamerave, ndarja nga Taylor dhemb ende, pasi klipi është i tij dhe shfaqet vetëm 2 sekonda si figurant. Si për t’u fshehur...

Article Logic
Execution time: 0.0037078857421875