INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet kënga më e re e Olsi Bylykut! E dashura e tij sigurisht ka një rol të veçantë në të...[FOTO]

Publikohet kënga më e re e Olsi Bylykut! E dashura e tij sigurisht ka një rol të veçantë në të...[FOTO]

Publikuar më: 16:27 22-07-2019

Olsi Bylyku është një nga aktorët më të dashur të humorit në Shqipëri, karierra e të cilit ka njohur një sukses të jashtëzakonshëm.

Por, njëkohësisht Olsi ka ndjekur edhe pasionin e tij të madh për muzikën. Ai ka publikuar deri më tani mjaft projekte dhe në bashkëpunime me emra të njohur të estradës shqiptare.

Bashkëpunimi i tij më i ri, i njoftuar kohë më parë vjen me një nga këngëtarët me zërin më melodioz në Shqipëri, Lorenc Hasrama.

Dyshja kanë bashkëpunuar edhe më parë, pikërisht në “Kënga Magjike”, ku kënga e tyre rezultoi mjaft e suksesshme. Kënga e re titullohet “AMA” dhe vjen me plot tinguj verorë si dhe një teskt që duket thumbues ndaj gjinisë femërore.

Por, ajo që ne të intv.al kemi vënë re është fakti se në realizimin e tekstit të këngës shfaqet edhe emri i të dashurës aktuale të Olsit, Egli Tako.

Mesa duket, çifti është një dyshe e pandarë dhe e ndihmojnë njëri-tjetrin në projektet e tyre, plus duhet përmendur fakti se e dashura e aktorit është edhe një studente e kantos, prandaj ndihma e saj është fare e natyrshme.

Capture.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0040779113769531