INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me një ceremoni të veçantë në Vlorë, martohet ish-konkurenti i “Big Brother” me bjonden simpatike[FOTO]

Me një ceremoni të veçantë në Vlorë, martohet ish-konkurenti i “Big Brother” me bjonden simpatike[FOTO]

Publikuar më: 16:47 22-07-2019

Dritan Zenunaj ishte njëri prej konkurnetëve të “Big Brother Albania” 5, I cili edhe pse ndejti në një kohë të shkrutër brenda shtëpisë arriti të tërheqë goxha vëmendje me deklaratat dhe sinqeritetin e tij.

Së fundmi, Dritani është kurorëzuar me martesë me partneren e tij Kejsin, një bjonde simpatike e cila në profilin e saj në Instagram ka ndarë disa foto e video nga ceremonia.

Sipas “Bordo”, dasma është mbajtur në një resort të qytetit të Vlorës prej nga është Dritani dhe festa ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit.

Nusja ka shkëlqyer me fustanin e bardhë të nusërisë në formën e bishtit të sirenës, ndërsa për flokët kishte zgjedhur një model të thjeshtë me onde, të cilat i kishte kthyer nga njëra anë. Në pamjet e publikuara, çifti shfaqet duke shkëmbyer një puthje pasionante dhe kanë kërcyer valsin e tyre të parë si burrë e grua.

Vazhdimisht në profilin e tij në Instagram, Dritani ka ndarë foto me bukuroshen që i ka vjedhur zemrën dhe me të cilën vendosi të kurorëzohej këtë verë me martesë.

61147255_387059132019235_4467060829795418557_n-1024x767.jpg

66139796_872828169776777_8932410797131238567_n-576x1024.jpg

67219929_2587391994626039_1136786931678445568_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023720264434814