INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohen pamjet e para se çfarë ka mbetur pas zjarrit në Notre Dame [VIDEO]

Publikohen pamjet e para se çfarë ka mbetur pas zjarrit në Notre Dame [VIDEO]

Publikuar më: 16:13 17-04-2019

Kanë dalë pamjet e para pas zjarrit në katedralen Notre Dame De Paris, bëhet fjalë për video nga brenda monumentit historik që u shkrumbua nga flakët.
Policia franceze ka filluar të mbledhur disa materiale fotografike dhe audiovizuale nga turistët, kalimtarë dhe nga kamerat e dyqaneve afër katedrales në mënyrë që të hartojë
një video tre-dimensionale, për të parë momentet para se të shpërthente zjarri. Mediat nxjerrin pamjet se si zjarrëfikësit francezë u përballën me zjarret në ndërtesa të vjetra
dhe vepruan brenda ndërtesës në mënyrë që të kufizonin shkatërrimin e relikeve historike dhe nuk përdorën presion të lartë të ujit. Kreu i shërbimeve, ka raportuar, se nëse ata
gjatë operacionit do të përqendronin ujë me presion të lartë, brenda tempullit temperatura mund të kalonte 800 gradë.
Një nga pyetjet më të mëdha tani, pasi u shmang shkatërrimi i plotë i simbolit të krishtërimit, është koha që do të duhet për riparimin e dëmeve dhe kostoja që do të ketë një
detyrë e tillë e vështirë.
Kostoja e riparimeve do të arrijë qindra miliona euro dhe ndoshta donacionet e deritanishme rreth 750 milionë euro e mbulojnë atë. Orët e fundit, plot familje të pasura kanë
dhuruar miliona euro. Sipërmarrësi Mark Landry de Lasarier ka marrë përsipër të rivendosë shigjetën e rrëzuar duke dhuruar 10 milion euro. Ka dhe qytetarë anonim që depozitojnë
donacione.
Presidenti Macron tha se dëshiron që katedralja të jetë rindërtuar kur në Paris të zhvillohen lojërat Olimpike, në vitin 2024.
Deklarata e Macron: “Do ta ndërtojmë edhe më bukur katedralen Notre Dame dhe dëshiroj që të përfundohet brenda 5 vitesh. Mund ta realizojmë këtë, varet nga ne nëse do të
shndërrojmë këtë katastrofë në një mundësi për t’u bashkuar”.
Për ngjarjen është shprehur dhe kreu i fondacionit përgjegjës për restaurimin e katedrales 1 mijë vjeçare të Strasburgut, Eric Fischer. Ai tha se për rindërtimin e katedrales
Notre Dame mund të duhen dekada.
Ndërsa ish-ministri i kulturës, Zan Lang gjithsesi deklaroi se vepra duhet të rikonstruktohet brenda një tre vjeçari e të mos zvarritet për 15-20 vjet.

Article Logic
Execution time: 0.0039570331573486