INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohen emrat e viktimave të tragjedisë së Genova-s

Publikohen emrat e viktimave të tragjedisë së Genova-s

Publikuar më: 09:35 15-08-2018

Mediet italaine kanë publikuar emrat e personave që humbën jetën nga shembja e urës Morandi në Genova. Roberto Robbiano, 44 ​​vjeç, punonte si IT për kompaninë Selt, Ersilia Piccinino, 41 vjeç dhe Samueleja i tyre i vogël, 9 vjeç, po shkonin në Sardenja me makinën e tyre. Ndërkohë që zjarrfikësit i nxirrnin jashtë makinës, zilja e telefonit celular binte ndërsa në ekran ishte shkruar fjala "Mami" .... Askush nuk kishte guximin t'i përgjigjej. Mirko Vicini, 31 vjeç dhe Bruno Casagrande 35, të dy nga Ponente, në Genova, ishin dy të pasiguruar. Pas muajsh papunësie ata kishin nënshkruar një kontratë sezonale në Amiu dhe ishin të lumtur, ata ëndërronin për një të ardhme më të mirë. Pranë tyre dje në mëngjes kishte edhe Sandro Campora, 53 vjeç, pranë daljes në pension. Një tjetër viktimë e tragjedisë, Elisa Bozzo, 34 vjeç, nga Busalla po udhëtonte në një Opel të zi.  Nathan Gusman, 20 vjeç, Melissa Artus 22 vjeç dhe Nemati Alizè Plaze nga 20 vjeç humbën jetën.

Francesco Bello, 41 vjeç, u gjet brenda një Audi A3 në shtratin e Torrente Polcevera. Edhe ai ishte nisur për një udhëtim. Andrea Cerulli, 48 vjeç, ishte një punonjës në portin e Culmv, i njohur mirë në mjediset genoveze. Ai vdiq në rrugën e tij drejt terminalit Vte për të filluar turnin e punës. Viktima të ngjarjes së tmerrshme janë edhe dy shqiptarë. Marjus Djerri dhe Admir (Edi) Bokrina, nga ana tjetër, ishin në furgonin e kompanisë "EuroPulizia". Duhej të bënin punë për kompaninë në Rapallo. Ata u nxorën nga rrënojat para prindërve. Juan Carlos Pastenes, 64 vjeç, ishte një kuzhinier. Pastenes  nga Santiago de Chile, kishte jetuar në Genova për më shumë se tridhjetë vjet. Po kështu humbi jetë edhe Erazzo Trujillio Carlo, 27 vjeç, me orgjinë  nga Arezzo.

Genova, emrat e 39-të viktimave

Andrea Cerulli, 37 vjeç
Marta Danisi
Alberto Fanfani
Juan Carlos Pastenes, 64 vjeç
Nora Rivera
Juan Figueroa
Roberto Robbiano, 47 vjeç
Samuele Robbiano, 8 vjeç
Ersilia Piccinino, 41 vjeç
Elisa Bozzo, 34 vjeç
Mirko Vicini
Bruno Casagrande
Matteo Bertonati, 26 vjeç
Giovanni Battiloro, 29 anni
Gerardo Esposito, 26 vjeç
Antonio Stanzione, 29 vjeç
Gennaro Sarnataro, 48 vjeç
Stella Boccia, 23 vjeç
Carlos Jesus Eraso Trujillo, vjeç
Marian Rosca, 36 vjeç
Axelle Nèmati Alizèe Plaze, 21 vjeç
Nathan Gusman, 20 vjeç
Melissa Artus, 22 vjeç
Francesco Bello, 41 vjeç
Vincenzo Licata, 57 vjeç
Marius Djerri, 28 vjeç
Luigi Matti Altadonna, 34 vjeç
Edy Bokrina 30 vjeç

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611