INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse vetëm mami duhet të kujdeset për format pas lindjes? Tre muaj pas ardhjes në jetë të djalit, Gjiko bën ndryshimin drastik në pamje [FOTO]

Pse vetëm mami duhet të kujdeset për format pas lindjes? Tre muaj pas ardhjes në jetë të djalit, Gjiko bën ndryshimin drastik në pamje [FOTO]

Publikuar më: 14:07 28-05-2019

Jemi mësuar tashmë me ndryshimet drastike në trup që shumë prej vajzave të showbizz-it bëjnë pas lindjes.

Përmes aktivitetit fizik dhe dietave ekstreme, ato arrijnë të kthejnë trupin e tyre në formë perfekte mjaft shpejt pas lindjes.

E megjithatë nuk është e thënë që vetëm mamat të kujdesen për pamjen e tyre pasi vjen fëmija në jetë dhe Gjiko na ka treguar se shpesh herë i duhet dhe babit të kujdeset për shëndetin e ij.

Pas lindjes së vogëlushit, Gjiko ka vendosur të ndryshojë pamjen e tij dhe t'i rikthehet përmasave të vjetra.

Reperi ka nisur dietën Keto dhe rezultatet e saj i ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

Ai ka arritur në nivelin e 6 të dietës, duke treguar se tashmë po dobësohet dhe shumë shpejt reperin do t'a shohim me një pamje të re.

gjikoo.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0029699802398682