INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse vallë?! Nuk pranonte t’i shkonte në emision moderatorit shqiptar, Xhensila Myrtezaj bën veprimin e papritur!

Pse vallë?! Nuk pranonte t’i shkonte në emision moderatorit shqiptar, Xhensila Myrtezaj bën veprimin e papritur!

Publikuar më: 13:34 24-09-2020

Xhensila Myrtezaj është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare e cila është shumë e preferuar nga publiku. Mirëpo së fundmi është zbuluar se ajo dhe moderatori i njohur Alaudin Hamiti nuk flasin për shkak të një pyetjeje që ky i fundit i ka bërë në emision dhe këtë e tregoi vetë moderatori.

Kur kishte të ftuar Ardian Bujupin, Alaudini foli për prishjen e marrëdhënies me Xhensilën:

“Sepse më është bërë një pyetje për këto këngëtaret që janë me emër tani, ka qenë Elvana, Tuna edhe Xhensila. Edhe i ftuari më ka pyetur, cila prej tyre më pëlqen më pak ose që ka talent më pak edhe unë kam thënë emrin e Xhensilës”, ishte deklarata që bëri Alaudini dhe që është bërë shkak pse Xhensila nuk i flet.

Mirëpo siç duket kjo i përket së shkuarës pasi Xhensila do të jetë e ftuara e rradhës e moderatorit të njohur në Kosovë.

Alaudini ka bërë një postim në Instagram ku ka ftuar ndjekësit e tij t’i bëjnë pyetje Xhensilës, pasi pyetjet e tyre do t’i drejtohen këngëtares në emision.

xhens.png

Article Logic
Execution time: 0.0072119235992432