INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse vallë? Ermal Mamaqi takohet me atë që qëndron pas hiteve të Justin Bieber aty ku të gjithë do donim të ishim [VIDEO]

Pse vallë? Ermal Mamaqi takohet me atë që qëndron pas hiteve të Justin Bieber aty ku të gjithë do donim të ishim [VIDEO]

Publikuar më: 19:56 18-07-2018

Çifti i njohur shqiptar, Amarda Toska dhe komediani Ermal Mamaqi, kanë nisur pushimet në Nicë të Francës, por këto pushime nuk janë aspak të zakonta për ta. Ata ndoqën mbrëmjen e bashkëuar koncertin e Beyonce dhe Jay Z në Francë e bashkë me atë ishin edhe Elvana Gjata e çifti i famshëm Almeda Abazi-Tolgahan Sayisman.

Ndërsa ditën e sotme, pas shëtitjes me jaht në rivierën franceze, ata u panë në shoqërinë e producentit të famshëm, Poo Bear.

Nuk e dimë nëse ka qënë rastësi apo e planifikuar, por edhe producenti i këngëtares Elvana Gjata, Poo Bear ndodhej në të njëjtin restorant me ta në Nice, të Francës.

Këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale edhe takimin e moderatorit Ermal Mamaqi dhe Amit me producentin Poo Bear, i cili është edhe producenti i këngëtarit Justin Bieber.

poo from Elton Cara on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0042920112609863