INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse vajzat e njohura shqiptare po postojnë të njejtën foto? [FOTO]

Pse vajzat e njohura shqiptare po postojnë të njejtën foto? [FOTO]

Publikuar më: 15:02 30-07-2020

Me siguri e keni vënë re që ditët e fundit në Instagramin tuaj janë shfaqur shpesh foto bardhë e zi. Gjithashtu hashtagun #womensupportingwomen mund ta keni ndeshur në postimet e mikeshave tuaja, por edhe të personazheve të njohur.

Përtej faktit që trendi i fotove të tilla nuk del kurrë jashtë mode, këtë herë është më shumë se aq. E gjitha nisi si lëvizje sociale në Turqi për të ndërgjegjësuar njerëzit mbi vrasjet e shumta të grave dhe vajzave. Fotot bardhë e zi simbolizojnë fotot që shfaqen çdo ditë në lajme të vajzave të vrara, numri i të cilave vazhdon e rritet, shkruan news31.

“Sfida bardhë e zi nisi si një mënyrë që gratë të ngrenë zërin. Një mënyrë për të shfaqur solidaritet ndaj atyre që kemi humbur. Për të treguar se një ditë mund të jetë fotoja jonë në gazeta me një filtër bardhë e zi.”- shprehet një përdoruese e Twitter.

Shumë vajza shqiptare si Adrola Dushi, Julka Gramo, Almeda Abazi, Iva Tiço,Arbana Osmani etj., i janë bashkuar sfidës duke shpërndarë dhe mesazhet e tyre.

View this post on Instagram

Duke falenderuar me dhjetera gra e vajza, te njohura e te panjohura qe kane shprehur vleresimin e tyre karshi meje, e gjeta te udhes me shume se te postoj nje foto timen bardhe e zi, t’ju prezantoj me nje grup grash qe puna ime me krijoi mundesine ti njoh dhe te frymezohem nga forca e tyre. Fatkeqesisht shume prej tyre nuk kane instagram, por ju i njihni nga historite e tyre te jashtezakonshme te percjella tek “Dua te te bej te lumtur” gjate ketyre viteve. Foto 1-Zonja Sherife, pas vdekjes së nuses së të birit, u kujdes për 2 nipërit e saj me çregullime te spektrit autik. Vazhdon ta beje kete gje prej 11 vitesh. Foto 2-Stela megjithese prej kohesh ne karrige me rrota, e gezon jeten dhe ushtron pasionin e saj kengen me energjine e nje njeriu qe ka 4 kembe. Foto 3-Shkurte gjeti kurajon të buzeqeshe, kerceje e shijoje jetën edhe pse u përball me vdekjen tragjike të bashkëshortit në një aksident automobilistik, në moshë shumë të re. Me 3 femije te vegjel ndersa ishte ende ne zi,arriti të fitonte edhe betejen me kancerin. Foto 4-Zonja Ermioni jeton e vetme dhe nuk ka më asnjë familjar. Ajo nuk u martua kurrë e nuk ka fëmijë, por kjo nuk e k penguar te jete njeriu me karizmatik, me simpatik e me i dashur qe kam njohur. Foto 5-Erjola nuk e braktisi për asnjë moment bashkëshortin që humbi këmbët në një shpërthim tritoli. Edhe pse vuajtjet dhe sakrificat ishin jashtëzakonisht të mëdha, ajo zgjodhi te sjelle ne jete dy femije dhe te jetoje me te dhe per te. Foto 6-Nënë Nailen, pasi regjimi komunist i pushkaton bashkeshortin, e internojne me 4 femijet e saj ne nje fshat te humbur. Nuk mban mend sa dite e net rrinte pa ngrene sepse ushqimi nuk mjaftonte as per femijet. Por kjo nuk e pengoi te jete nje nga grate me te forta, me te kendshme e me te thjeshta qe ekzistojne. Foto 7-Mësuese Kristina ka sherbyer 60 vjet ne Shtepine e Femijes ne Sarande. Eshte bere nena e mijera femijeve, te cilet tani qe jane bere prinder e gjysher e kujtojne si njeri te rralle. Foto 8-Lula është shembull i guximit dhe mposhtjes së paragjykimeve dhe mentalitetit të prapambetur të shoqërisë. Foto 9-Nene Shefkia, edhe pse i marrin 2 vajza nga martesa e pare, lind 8 femije te tjere jeton e lumtur.

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Article Logic
Execution time: 0.0021078586578369