INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse kaq negativitet? FIFI do t’ju prekë me rrëfimin e trishtë: ''Më kanë poshtëruar dhe injoruar!'' [FOTO]

Pse kaq negativitet? FIFI do t’ju prekë me rrëfimin e trishtë: ''Më kanë poshtëruar dhe injoruar!'' [FOTO]

Publikuar më: 11:00 05-04-2019

Këngëtarja e njohur Fifi, është ndër artistet më të dashura për publikun dhe njëkohësisht, ndër zërat më të pëlqyer të skenës shqiptare. Përveç se një këngëtare e talentuar, Fifi njihet për pozitivitetin që përcjell. Së fundmi ka vizituar Prishtinën, qytetin ku është rritur, por i janë rikujtuar disa momente të vështira nga fëmijëria e saj.

"Duke ecur rrugëve të Prishtinës, si njëherë kur kam qenë student, kur nuk përtoja as edhe një moment të punoja për të bërë diçka për jetën time. Ato moment mu kthyen si Dejavu kur i thash vetes hajt ec përpara në qytet si një farë vakti. Aq e vogël u ndjeva, ndërkohë që të ma thirrin emrin e që t’më njohin kam luftuar gjithë këto vjet. Po takoj fytyra që jam rritur fizikisht me ta në prezencë e që më kanë poshtëruar me fjalë dikur e më kanë injoruar sikur të mos isha qenie njerëzore.. ama unë u ndjeva krenare me veten që kam luftuar me shpirt e tru edhe jam ku jam sot.. në këtë rrugëtimin tim s’jam vetë ama shpirtin tim nuk ma ka bërë askush”, ka shkruar Fifi në postimin që i preku të gjithë.

vr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035250186920166