INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi ironizoi Ledrin dhe tha ''e keni zhyt standartin në WC'', Olti Curri ka dy fjalë për të thënë: Do kujtohet si i pari që...[FOTO]

Pasi ironizoi Ledrin dhe tha ''e keni zhyt standartin në WC'', Olti Curri ka dy fjalë për të thënë: Do kujtohet si i pari që...[FOTO]

Publikuar më: 09:51 05-04-2019

Ledri Vula është një ndër reperët më të mirë shqiptarë, por edhe pse është shumë i suksesshëm, nuk do të thotë që Olti Curri s’ka kritika për të.

Teksa ishte i ftuar në emisionin "NIN", reperi Ledri Vula ka folur ndër të tjera dhe për repin në Shqipëri dhe ka dhënë mendimin e tij se ç'duhet të ketë një artist për të qenë i suksesshëm.

"Është koha t'a çojmë pak më lart nivelin, se të gjithë janë bërë repera të mirë. E kemi ulur standartin shumë."- është shprehur Ledri gjatë emisionit.

Mirëpo, këtë pjesë të deklaratës së tij, Olti Curri e ka publikuar në Instastoryn e tij, duke ironizuar Ledrin me fjalët e njërës prej këngëve të tij të fundit.

"Bravooo Ledri, bravo se e keni zhyt standartin në Wc. Ja psh, kënga e fundit e Ledrit, një pjesë e tekstit:

"Ty t'kam prish unë, mu m'ke prish ti. Ti sun merr seriozisht e as unë ty en'shpi.

Ti m'ke kqyr si gjys e 1 e gjys ti, Unë n'nshpi në 2 e gjys e 3 e gjys ti."- shkruan Olti krahas videos së reperit.

collageSSA.jpg

 

Ky reagim i Oltit u bë lajm në disa portale dhe opinionisti i njohur reagoi sërish duke u shprehur:

“Thjesht analizova fjalët e këngëtarit në spotin televiziv duke u bazuar konkretisht në një këngë...Madje Ledri do kujtohet si i pari që pranoi rënien e standardit artistik”.

sswe.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0040290355682373