INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse Elvana kap me vështirësi 1 milionë klikime? [VIDEO]

Pse Elvana kap me vështirësi 1 milionë klikime? [VIDEO]

Publikuar më: 10:06 07-07-2016

Klikimet mund të mos jenë matësi më i "sinqertë" i suksesit të një artisti, por ja që në ditët e sotme për shumicën e artistëve ato janë gjithçka.

Ndonëse e publikuar bujshëm që me 1 korrik, vetëm orët e fundit Elvana Gjata ka arritur të kapë 1 milionë shikime në YouTube me singëllin e saj "Njësoj". Kjo sigurisht e ka një shpjegim dhe sekreti është "VEVO". Siç mund ta keni parë prej kohësh artistja shqiptare ka kanal zyrtar në VEVO, gjë që e "pengon" atë të manipulojë klikimet në këngët e saj. S'mund të themi të njëjtën për kolegët e saj të cilët jemi mësuar t'i shohim të arrijnë milionshin e famshëm pa mbushur akoma 24 orë nga publikimi. Jo më kot e kanë quajtur mbretëresha shqiptare e pop-it, Elvana Gjata veç "njësoj" me tjerët që nuk është!

Article Logic
Execution time: 0.002269983291626