INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Provokacija''! Gjesti i Jonida Maliqit në Eurovision 'çmend' serbët, ja se çfarë shkruajnë për të[FOTO]

''Provokacija''! Gjesti i Jonida Maliqit në Eurovision 'çmend' serbët, ja se çfarë shkruajnë për të[FOTO]

Publikuar më: 19:48 19-05-2019

Eurovisoni përveç se një festival kompetitiv kënge, e ka të pamundur të shmangë edhe politikën midis shteteve në disa raste të caktuara.

I tillë ka qenë dhe rasti i fundit nga mediat serbe, të cilët shqiponjën dykrenare të Jonida Maliqit e kanë keqinterpteruar duke e cilësuar si ‘’provokacija’’ për kombin e tyre.

Portali serb b92, ka shkruar "Provokimi nga përfaqësuesja e Shqipërisë: As në Eurovision nuk shkojnë pa e bërë shqiponjën me dy koka".

Sipas tyre, Jonida Maliqi e ka bërë simbolin e shqiponjës, pak para fillimit të këngës nga përfaqësuesja e Serbisë.

Madje shkruhet në mënyrë ironike se ajo doli me qetësi në skenë dhe i përshëndeti të gjithë.

Screenshot_6.png

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494