INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Provimi i tretë i Maturës. 37 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

Provimi i tretë i Maturës. 37 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

Publikuar më: 10:03 13-06-2018
Rreth 37 mijë maturantë në të gjithë vendin do të testojnë ditën e sotme njohuritë e tyre në lëndën e Matematikës. Ky është provimi i tretë i Maturës Shtetërore, ndërsa i fundit është ai me zgjedhje që do të zhvillohet në datë 20 qershor. Maturantët kanë dhënë më herët dy provime, atë të Gjuhës së Huaj dhe Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Një nga problemet e ngritura nga të rinjtë është fakti se koha e përgatitjes nga një provim në tjetrin është e pamjaftueshme. Për të siguruar mbarëvajtjen e provimit në 206 shkolla të mesme në të gjithë vendin, janë vendosur në gatishmëri 560 efektivë të Policisë së Shtetit. 
 
 
 3.jpg
Article Logic
Execution time: 0.003154993057251