INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

E turpshme, por gjakmarrja ende nuk është shuar në Shqipëri[VIDEO]

Publikuar më: 10:31 13-06-2018

Gjakmarrja është një femomen shekullor që vetëm ne Shqipëri vijon të jetë prezent. Mësohet se ka 704 familje të prekura nga gjakmarrja, prej të cilave 591 jetojnë në Shqipëri, ndërsa 113 prej tyre janë larguar jashtë vendit dhe kanë kërkuar strehim politik. Këto të dhëna kanë dalë nga një studimi i kryer në 6 qarqet e prekura nga kjo plagë, Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës.

Qarku më i prekur rezulton Shkodra me 156 familje në gjakmarrje, nga të cilat 17 janë të ngujuara, 47 familje u larguan jashtë vendit, ndërsa disa dhjetëra fëmijë braktisin shkollën dhe kanë nevojë për mbështetje psikosociale. Qarku i dytë më i prekur është Lezha me 102 familje në gjakmarrje, 6 nga të cilat janë ngujuar dhe 33 kanë lënë Shqipërinë. Në këtë qark Laçi ka 21 familje në gjakmarrje, më pak Lezha, Zejmeni, Shënkolli, Rubiku, Kacinari, dhe 15 njësi të tjera. Më pas vjen Dibra me 89 familje në gjakmarrje, por më shumë në këtë qark janë prekur Burreli, Bulqiza, e Klosi. Në qarkun e Kukësit janë 87 familje me gjakmarrje e më tej vjen Durrësi me 86 edhe Tirana 68.
Në fakt kryeqyteti dhe Durrësi janë kthyer në vendstrehime për familje që fshihen nga qarqet e tjera.
Sipas VOA, pjesa më e madhe e familjeve në gjak, 32% kanë lënë vendin dhe për arsye sigurie, nuk dihen shtetet ku kanë shkuar, por gjithsesi disa të tjerë ndodhen në Belgjikë, SHBA, Francë, Suedi dhe Gjermani.

Article Logic
Execution time: 0.003993034362793