INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestuesit e PD-së sfidojnë shiun me çadrat “IK”, nis hedhja e kapsollëve dhe tymueseve [FOTO]

Protestuesit e PD-së sfidojnë shiun me çadrat “IK”, nis hedhja e kapsollëve dhe tymueseve [FOTO]

Publikuar më: 17:53 13-04-2019

Pranë selisë së Partisë Demokratike, ka nisur grumbullimi i protestuesve për protestën e opozitës e cila do të zhvillohet pasditen e sotme. Edhe pse në kushte të këqija atmosferike, mijëra protestues janë nisur drejt kryeqytetit për t’u bashkuar në protestën e opozitës së bashkuar.

Por moti nuk është në favor të protestuesve, mirëpo në selinë blu siç duket i kanë marrë masat, pasi kanë bërë çadra me mbishkrimin “Ik” që i referohet kryeministrit Rama. Ndërkohë, në bazë të burimeve pritet që nga Partia Demokratike do të ketë mijëra shpërndarje të çadrave të tilla.

Ndërkohë janë mbledhur protestuesit e parë para selisë së PD, ku dhe janë pajisur me çadra.

Duket se situata nuk është shumë e qetë edhe para selisë blu, pasi protestuesit edhe pse të paktë në numër kanë hedhur kapsolla dhe dy tymuese.

ij.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033230781555176