INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministrja e Arsimit Shahini pezullon rektorin e UT-së Mynyr Koni, i kërkon Metës ta shkarkojë

Ministrja e Arsimit Shahini pezullon rektorin e UT-së Mynyr Koni, i kërkon Metës ta shkarkojë

Publikuar më: 14:55 13-04-2019

Ministrja e Arsimit Besa Shahini i kërkon presidentit Meta shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Përmes një deklarate për mediat ajo u shpreh se ka pezulluar nga detyra rektorin Koni ndërsa vendimin për shkarkimin e ka kreu i shtetit, një vendim i cili sipas Shahinit do të zgjidh ngërçin e Universitetit të Tiranës.

“Më vjen keq për zotin Koni, unë jam udhëheqëse dhe dua të sigurohem që reforma po zbatohet. Është e vështirë që të marrësh vendim për të pezulluar dikë që është zgjedhur me vota.Vendimin për të shkarkuar rektorin e merr presidenti dhe ai do ketë në dispozicion çdo informacion.

Jam dakord me Presidentin ku në Universitetin e Tiranës, nuk është zbatuar ligji dhe është keqmenaxhuar. Jam e bindur që Presidenti do të marrë vendimin e duhur për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës”, u shpreh Shahini.

Article Logic
Execution time: 0.0017068386077881