INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestë para Kuvendit të Maqedonisë kundër ndryshimit të Kushtetutës

Protestë para Kuvendit të Maqedonisë kundër ndryshimit të Kushtetutës

Publikuar më: 13:52 15-10-2018

Ndërsa në sallën e kuvendit të Maqedonisë debatohet për ndryshimet kushtetuese jashtë ndërtesës protestohet. Një grup i vogël qytetarësh janë mbledhur para Kuvendit duke protestuar kundër marrëveshjes për ndryshimin e emrit të shtetit. Protestuesit shprehen kundër propozimit të qeverisë duke thënë se “nuk ju votuam ta ndryshoni emrin, dorëheqje…” ndërsa kërkojnë që deputetët të mos i mbështesin ndryshimet e propozuara kushtetuese. Qytetarët kanë vendosur tendë në rrugën para Parlamentit. Para Kuvendit qëndrojnë forca të shtuara policore. Për momentin në Kuvendin e Maqedonisë në vijim është seanca në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës është propozimi për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Article Logic
Execution time: 0.0026581287384033