INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA/ Reagon Kryemadhi: Deputetët e opozitës sot janë të lirë

PROTESTA/ Reagon Kryemadhi: Deputetët e opozitës sot janë të lirë

Publikuar më: 14:09 21-02-2019

Pas mbylljes së protestës ditën e sotme, e cila zgjati për rreth 3 orë, kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët dhe anëtarët e PD për të vendosur për hapat që do ndiqen më tej nga opozita pas djegies së mandateve. Mësohet se në takim anëtarëve të PD u është kërkuar nga Basha që të nisin turin e takimeve ne rrethe me qytetarët.

Në takim ka qenë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila u shpreh pas mbledhjes se sot deputetet e opozitës janë të lirë nga kapja e zinxhirit politik që është i lidhur me krimin dhe se qytetarët sot i kanë dhënë opozitës më shumë energji.

“Besoj se mesazhi është shumë i qartë. Sot na dhanë më shumë energji dhe pozitivitet për ta çuar deri në fund misionin dhe ndarjen përfundimtare me atë Parlament për të cilin për 27 vjet shqiptarët kanë shpresuar se jemi në demokraci, por që na ktheu mbrapsht. Sot opozita dhe deputetët e opozitës janë të lirë nga kapja e çdo zinxhiri politik, i cili është i lidhur me krimin më shumë se kurrë.

Ajo çfarë ndjejnë deputetët, edhe unë vetë personalisht, është që më shumë seç kushton liria nuk kushton asgjë tjetër. Dhe liria është një nga gjërat më të mira, sepse në fund të fundit morali dhe përfaqësimi që kemi ne atë nuk është që të përfaqësojmë grupet e interesit, oligarkët apo kapjen e individëve të caktuar. Qoftë kjo nga drejtësia, apo qoftë nga krimi i organizuar apo allishverishet e caktuara“- tha Kryemadhi.

Zonja Kryemadhi a ka deputetë të tjerë të LSI-së, përveç z. Koka në listat që pasojnë deputetët aktualë që mund të largohen drejt mazhorancës? A keni ju një komunikim me ta?
Grupi teknik po punon, por këtu nuk është çështje deputeti, këtu është çështje fryme. Kush deputet do të përfundojë në kazan të plehrave si ato të Ukrainës le ta provojë. LSI-në, opozitën nuk i mbajnë peng as inceneratorët, as tenderat, as Vettingu dhe asgjë tjetër. Faleminderit.

Article Logic
Execution time: 0.0020949840545654