INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta në Rrugën e Kombit/ ''Jep dorëheqjen, nuk je monark'', Spartak Ngjela thirrje Ramës...njerëzit nuk paguajë vjedhjet

Protesta në Rrugën e Kombit/ ''Jep dorëheqjen, nuk je monark'', Spartak Ngjela thirrje Ramës...njerëzit nuk paguajë vjedhjet

Publikuar më: 18:12 02-04-2018

“Ti nuk je monark absolut o zotëri. Kush të lë të bësh këtë. Njerëzve nuk iu duhet kush e ka vjedhur rrugën, cili kryeministër, cili ministër. Njerëzit nuk mund të paguajnë vjedhjen e të tjerëve. Në qoftë se është fakti që rruga ka mbetur e pambaruar”, i është drejtuar Spartak Ngjela kryeministrit të Shqipërisë.

Në News 24, Spartak Ngjela i është drejtuar, kryeministrit me tonë të ashpra duke i thënë të japë dorëheqjen, shkak për këtë deklaratë është bërë protesta në Rrugën e Kombit, ku dhjetra qytetarë dogjën dhe shkatërruan sportelet ku pritej të bëhej pagesa e taksës për Rrugën e Kombit.

Sipas Avokatit qeveria Rama, është në krizë pasi, sipas tij Perëndimi ka ndaluar financimet.

“Mendimi im është që shteti është në krizë. Është në krizë sepse këta spo bëjnë dot reformat. Perëndimi i ka ndaluar financimet.

Sepse në momentin që hapen negociatat, nisin dhe financimet.

Reforma nuk bëhet sepse kap këta. Çfarë presin ndonjë luftë botërore të shpëtojnë nga reformat? Një ndërtim me koncesion varet tek investimi. Nëse kam investuar normalisht do kërkoj të marr fitimin.

Një koncesion i një miniere merret nga prodhimi i një miniere. Ky është një investim i bërë me paratë e shqiptarëve. Nuk është pak se është 1 miliard e ca, sepse nja 300 mln janë vjedhur. I shkatërroi fare.

Ti nuk je monark absolut o zotëri. Kush të lë të bësh këtë. Njerëzve nuk iu duhet kush e ka vjedhur rrugën, cili kryeministër, cili ministër. Njerëzit nuk mund të paguajnë vjedhjen e të tjerëve. Në qoftë se është fakti që rruga ka mbetur e pambaruar

“Nuk ka kryeministër që thotë s’kam mundësi. Kryeministri që nuk gjen dot mundësinë jep dorëheqjen në botë. Nuk i thotë se bëj dot, i thotë vetes dhe jep dorëheqjen.

Keni kryeministër një mësues vizatimi. E dini apo jo? E dini çdo të thotë në shekullin e 21-të ku ekonomia e tregut dhe ligji janë në funksion maksimal, ju keni vënë kryeministër një mësues vizatimi.

E kuptoni ku jeni. Si u bë kryeministër me leje ndërtimi. Ky duhet të ikë një orë e më parë”, u shpreh Ngjela.

Article Logic
Execution time: 0.0033600330352783