INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA E STUDENTËVE/ Reagon Vasili: Përballë studentëve është një kryeministër mashtrues...

PROTESTA E STUDENTËVE/ Reagon Vasili: Përballë studentëve është një kryeministër mashtrues...

Publikuar më: 13:47 12-12-2018


Lidhur me protestën e studentëve ka reaguar dhe Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili tha se Rama kërkon të mashtrojë studentët me të ashtuquajturin dialog.

Ai gjithashtu shprehet se LSI ka depozituar amendamentet në Kuvend që i japin zgjidhje çështjes së studentëve.

“I gjithë opinioni publik sot është i shqetësuar për Universitetet dhe arsimin e lartë. Përballë studentëve është një kryeministër mashtrues që propozon të ashtuquajturin dialog. Zgjidhja e vetme është vetëm një, marrja e përgjegjësisë me ligj. LSI ka dorëzuar amendamentet në Kuvend që i japin zgjidhje çështjes së studenteve. Me këto amendamente rritet buxheti për arsimin. Protesta e studentëve është plotësisht e drejte”- tha Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0031290054321289