INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Bëmë e padëgjuar”, reagon LSI për bllokimin e autostradës

“Bëmë e padëgjuar”, reagon LSI për bllokimin e autostradës

Publikuar më: 11:54 11-06-2018

Kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili ka reaguar sot në lidhje me nisjen e punimeve në autostradën Tiranë – Durrës. Ai tha se ky është një veprim i pamenduar, pasi kjo do të pengojë lëvizjet e turistëve.

Statusi në FB:
“Thonë që priten 10 milionë turistë në Shqipëri këtë vit. Autostradën Tiranë - Durrës e mbyllën këta "strategët" e turizmit pikërisht në startin e sezonit turistik.E padëgjuar kjo bëmë e fundit e këtyre! Po këta,10 milionë turistët, nga do t'i bien për të dalë në det?! Nga kodrat e nga malet i bie, se rrugë tjetër nuk ka!
Po mijëra shqiptarëve, që duan edhe ata të bëjnë pushime, pse ua nxijnë jetën xhanëm!
Po atyre që merren me biznesin e turizmit e që duhet të bëjnë furnizime e të presin turistët, pse i torturojnë?!
Pse ia humbasin biznesit, gjithë këto para?! Po ekonominë kombëtare, pse e dëmtojnë?!
Jane të paaftë dhe kaq.
Presim tani dëgjesën e radhës të kryeministrit shkollëpak, që t'u shpjegojë njerëzve se sa mirë është t'i bësh gropën turizmit.
Fol kryeministër, fol, se e bëre edhe Shvejkun që të harrohet!
Vërtet kryeministër s'ke asnjë faj, se ty s'të duhet gjë për çfarë flet vet."

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387