INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA E STUDENTËVE/ Një makinë hyn mes turmës, përplas një të ri

PROTESTA E STUDENTËVE/ Një makinë hyn mes turmës, përplas një të ri

Publikuar më: 12:35 07-01-2019

Pas festave të fundvitit, studentët u rikthyen sërish për të protestuar. Gjatë ditës së sotme studentët kanë bojkotuar sërish auditorët duke dalë në protestë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Një incident është shënuar sot në ditën e parë të protestës së studentëve për këtë vit, teksa të rinjtë po marshonin drejt qendrës së Tiranës. Një makinë ka tentuar të çajë turmën e studentëve, të cilët po marshonin në kryqëzimin e ‘Vasil Shantos’.

Pasi është ndaluar nga policia, ai është shprehur se kishte një urgjencë dhe duhej të kalonte turmën. Një prej studentëve është lënduar në këmbë, teksa makina ka insistuar të kalojë turmën.

Article Logic
Execution time: 0.0024430751800537