INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës/Jepet vendimin për 19 të ndaluarit[FOTO]

Protesta e opozitës/Jepet vendimin për 19 të ndaluarit[FOTO]

Publikuar më: 14:02 19-02-2019

Pas protestë së opozitës policia ndaloi 19 persona. Në Gjykatën e Tiranës është mbajtur sot seanca dhe janë dhënë dhe vendimet. Nga të ndaluari për 14 prej tyre është dhënë masa e sigurisë arrest me burg. Këtë masë ka marrë dhe ish kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha. Hoxha ushtronte këtë detyrë në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha.

Për 4 persona të tjerë u vendos masa detyrim paraqitje. Ndërsa për 1 tjetër qytetar arrest shtëpie.
Mbi të ndaluarit rëndon akuza e shkatërrimit të pronës dhe kundërshtim i forcave të rendit. Në ambientet e Prokurorisë ishin dhe deputetët e Partisë Demokratike. Ata kërkuan lirim e mbështetësve të opozitës.

florok.jpg

arrestok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018970966339111