INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Borë e zezë në Siberi, çfarë po ndodh [FOTO]

Borë e zezë në Siberi, çfarë po ndodh [FOTO]

Publikuar më: 13:45 19-02-2019

Zona e Kemerovos në jugperëndim të Siberisë është mbuluar nga dëbora e zezë.

Fotot e shpërndara në rrjetet sociale dëshmojnë një fenomen të bukur por të frikshëm.

Kjo sipas ekspertëve të mjedisit ka të bëjë me ndotjen. Në këtë zonë operojnë industritë e minierave të qymyrit dhe emetimi i tymit të zi ka bërë që bora të kthehet në ngjyrë te zezë. “Ka shumë pluhur qymyri në ajër gjatë gjithë kohës.

Kur bie borë, ndotja bëhet e dukshme. Ju nuk mund ta shihni atë gjatë pjesës tjetër të vitit, por ndotja është në ajër”, thonë ekspertët. Ka pellgje të shumta të mbushura me qymyr në Kuznetsk, epiqendra e industrisë së qymyrit të Rusisë dhe aktivistët pohojnë se ndotja prej tyre po ndikon në shëndetin dhe mirëqenien e vendasve.

1.png

3.jpg

 

 

4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223