INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës/ Merrni masat! Ja rrugët ku do të bllokohet kalimi nesër

Protesta e opozitës/ Merrni masat! Ja rrugët ku do të bllokohet kalimi nesër

Publikuar më: 17:23 01-05-2019

Ditën e nesërme opozita ka vendosur protestojë sërish duke bllokuar akset kryesore të rrugëve në 12 qarqe të vendit.

Ky vendim u mor pas takimit që kreu i demoktarëve, Lulzim Basha bëri me aleatët. Në një prononcim për mediat, Basha tha se kjo formë proteste vjen si një intensifikim dhe përshkallëzim i mosbindjes civile.

Më poshtë renditen të gjitha akset të cilat do të bllokohen nesër në orën 18:00:

- Tiranë: Te sheshi “Shqiponja”

- Korçë: Në hyrje të qytetit

- Elbasan: Në aksin Bradashesh-Elbasan

- Milot: Rrethrrotullimi i Milotit

- Shkodër: Në hyrje të qytetit

- Fier: Tek Ura e Sheqit

- Vlorë: Në hyrje të qytetit

- Dibër: Në aksin nacional Tiranë-Peshkopi

- Kukës: Tek ura në hyrje të qytetit

- Durrës: Rrethrrotullimi te Plepat

Article Logic
Execution time: 0.0021250247955322