INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e 11 majit, ja çfarë masash u morën për 50 të ndaluarit

Protesta e 11 majit, ja çfarë masash u morën për 50 të ndaluarit

Publikuar më: 14:14 14-05-2019

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 20 nga 50 protestuesit e arrestuar dy ditë më parë gjatë protestës të opozitës të mbajtur në kryeqytet.

Ndërkohë, për 11 nga të arrestuarit është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie ndërsa për 19 të tjerët është vendosur hetimi në gjendje të lirë.

Ata u arrestuan si të akuzuar se kanë ushtruar dhunë ndaj efektivëve të policisë dhe institucioneve gjatë protestës së thirrur nga Partia Demokratike e zhvilluar më 11 maj para Kryeministrisë dhe tek Parlamenti.

Teksa nga protesta e zhvilluar ditën e djeshme janë arrestuar 7 persona ndërsa 15 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë.

Article Logic
Execution time: 0.0023510456085205