INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Beteja deri në fund”, opozita edhe sot në protestë, ç'pritet të ndodh...

“Beteja deri në fund”, opozita edhe sot në protestë, ç'pritet të ndodh...

Publikuar më: 09:10 13-05-2019

Pasditen e sotme opozita do të zhvillojë protestën e radhës, e cila do të mbahet në orën 18:30 para Kryeministrisë.

Vendimi për mbajtjen e të pestës protestë kombëtare radhazi erdhi pas një mbledhje urgjente të mbajtur nga strukturat drejtuese të PD-së dhe aleatët mesnatën e të shtunës. Protesta e 11 majit u shoqërua me episode të njëpasnjëshme dhune hedhje e tymueseve shishe Molotov.

Protesta e të shtunës u zhvillua fillimisht para Kryeministrisë e më pas tek parlamenti.

Kreu demokrat Lulzim Basha, në një dalje për mediat të dielën paralajmëroi se “dhuna barbare ndaj qindra protestuesve, ndaj vajzave dhe grave, ndaj figurave politike, ndaj Sahit Dollapit që u dhunua barbarisht vetëm për të dërguar mesazh junte, mesazh mafie, mesazh krimi, për të trembur dhe shkurajuar shqiptarët, do të marrë nesër përgjigje proporcionale nga populli i bashkuar dhe i vendosur për të çuar betejën deri në fund.”

Article Logic
Execution time: 0.0061931610107422