INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prostituta shqiptare në Itali me këtë gjest tregon ndershmëri

Prostituta shqiptare në Itali me këtë gjest tregon ndershmëri

Publikuar më: 11:28 19-12-2018

Një prostitutë shqiptare ka habitur të madh dhe të vogël me gjestin e saj.

22 vjeçarja që ndodhet në Itali, pasi gjeti një portofol me 150 euro pranë një karburanti, vendosi t’ia dorëzonte policisë. Portofoli, i kishte humbur një shtetase italiane, e cila e kishte kuptuar vetëm mëngjesin tjetër mungesën. Brenda në portofol përveç parave, kishte edhe plot dokumente. Pasi mori portofolin, shtetësja italiane vendosi të falenderojë vajzën.

“Nuk e ka zgjedhur të bëjë këtë punë, e kanë detyruar të qëndrojë në rrugë. Kur ka parë portofolin e ka mbledhur fshehurazi. Kishte frikë se dikush e shikonte dhe i merrte paratë dhe hidhte dokumentet. Donte ta dorëzonte siç ishte”, rrëfeu italianja pas takimit me prostitutën.

Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707